01.
Kush është Elvis Seferi
Elvis Seferi lindi në 13 Janar të vitit 1979 në Tiranë, ku kaloi dhe fëmijërinë e tij. Pas përfundimit të shkollës 8 vjecare në vitin 1996, ai kreu arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme “Kostandin Kristoforidhi në periudhën 1996-2000. Rrugëtimin e vazhdoi në Akademinë e Sporteve “Vojo Kushi” në degën “Sporte Ndeshëse dhe Kalitëse” në vitet 2000-2004 që u pasua nga kursi pasuniversitar për Fizio-Kinezio-Masazho-Terapi.
02.
Historia si trajner futbolli
Përgatitja profesionale nuk do të ndalonte këtu, pasi Elvis Seferi u rregjistrua dhe përfundoi me sukses disa kurse trainimi. Këtu mund të përmendim kursin nga K.O.K.Sh. (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar) si Trajnues i Trajnerëve. Për të kaluar në diplomimin nga F.Sh.F. (Federata Shqiptare e Futbollit) me “Liçensën D” të Trajnerit të Futbollit.
03.
Me cfarë merret AKtualisht
Prej 20 vitesh e në vazhdim, paralelisht me aktivitetin si Mësues i Edukimit Fizik ka shërbyer si “Personal Trainer” dhe “Trainer Fitness-i” në palestra të ndryshme në Tiranë. Aktualisht zotëron sesione trajnimesh “One to One” (Personal Trainer), si dhe organizime grupesh të ndryshme në Cardio, Humbje peshe, Stërvitje me pesha, CrossFit, Aerobi, TRX, Plyometric Training etj.
Background-i profesional përfshin aftësinë për të integruar metoda të reja stërvitjeje në dobi të shëndetit që përfshijnë stërvitje kardiovaskulare dhe forcë muskulare.