Si trajnerë personalë, do të na pëlqente nëse të gjithë klientët me të cilët punojmë do të ishin “të lehtë” për sa i përket komunikimit, respektimit, motivimit dhe përkushtimit. Megjithatë, ne po u shërbejmë njerëzve, jo robotëve.
Por përse largohen klientet nga traineri i tyre?
Arsyet dhe motivet jane nga më të ndryshmet.
Kjo varet tërësisht nga personaliteti i trajnerit dhe nga cila është arsyeja aktuale.
Unë si trajner mendoj se, arsyeja numër 1 për një klient që të vendosë të mos stërvitet më me mua përkohësisht ose përgjithmonë janë financat por nuk përjashtihen një sërë faktorësh tjerë si mos arritja e objektivave,komunikimi i keq i trainerit, gjetja e një traineri më të mirë ose më atraktiv ( kam parasysh paraqitjen e jashtme) apo edhe seancat e pa përballueshme që zhvilloni, pastërtia e asaj palestre e cila është shumë e rëndësishme, dhe shumë e shumë faktorë të tjerë.
Si trajner unë e kuptoj se situatat ndryshojnë, qëllimet ndryshojnë, prioritetet ndryshojnë dhe ndonjëherë kjo do të thotë që një klient mund të dëshirojë dhe duhet të ndërpresë stërvitjen e tij me mua ose nuk jam më i përshtatshëm për qëllimet e tij më (“Limon i shtydhur”) si i thonë, konsumohesh, sepse klienti mërzitet shpejt dhe nuk ka më interes tek traineri.
Nëse nuk ka të bëjë me me këto që thashë më lart atëherë eshtë ” përkedhelja” e tepërt që i bëhet klientit duke e bërë të jetë komod por ndoshta i bën “dëm”🤪.
Mendoj që disa njerëz edhe duan të eksplorojnë nëpër palestra të ndryshme sepse stërvitjen e kanë si një “Kalim të kohës së lirë”, një hobi apo një shkak për me dalë nga shtëpia.
Nejse, shumë pyetje lindin kur një klient largohet nga një trainer. Në fakt ne jemi mësuar me ikje-ardhje por komunikimi është mjet shumëni fuqishëm në këtë rast.
Një klient padyshim ka të drejtë të ndryshojë palestër por kur punon me një trainer personal atij i detyrohesh një shpjegim të paktën sepse ai ka përgatitur një plan njëvjeçar, dhe ka zënë kohën dhe harxhuar energjitë e tij për ju.
Mund tè jeni thjeshtë transparent ose mund të japësh një shpjegim sipërfaqsor.
” Je një trainer shumë i mirë dhe me ju kam arritur rezultate shumë të mira por kam gjetur një palestër më afër shtepisë” apo ” Kam gjetur një palestër me komode dhe ishte shumë mirë të stërvitesha me ty por kjo është realiteti” etje etj
Kur informoni trajnerin personal se nuk do të vazhdoni të punoni me të, është e rëndësishme të jeni të sinqertë dhe të respektueshëm.
Thjesht bëni një bisedë të sinqertë me të dhe shpjegoni pse dëshironi të ndërroni trajner.
Nëse një klient i imi donte të kalonte në një PT tjetër, atëherë ky është vendimi i tyre dhe unë duhet ta respektoj , por ama do të doja të dija pse ata donin të kalonin tek një trainer tjetër?
Nëse unë e di pse ata duan të ndryshojnë trainer, unë mund ta përdor atë informacion për të përmirësuar
shërbimin që ofroj.
Dua ta mbyll me këtë:
“Nuk je kurrë i mjaftueshëm…Për dikë
që nuk di se çfarë do”
| Xhoni XH|
